Shkolla “Hajrullah Shala” në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë ka vazhduar me aktivitetet e saja nga mësimi në distancë (Online) edhe gjatë pandemisë. Drejtori i kësaj shkolle, Hajdin Islami ka bërë të ditur se “për angazhimin dhe punën e shkëlqyer në aktivitetet ditore gjatë kësaj forme mësimi shkaku i situatës së shkaktuar nga pandemia botërore Covid -19 edukatorja e kësaj shkolle, Sala Hajrizi, me vetiniciativë ka nderuar me Mirënjohje nxënësit Parafillorë”.
“Në gjetëm bashkëpunim me prindërit e shkollës sonë, ku dhe sot po i ndajmë këto Mirënjohje online për gjithë punën e palodhshme të këtij trekëndëshi didaktik”, ka thënë ndër të tjera edukatorja Hajrizi.
Nga 15 prilli 2020 mësimit në distancë (Online) në Kosovë i është shtuar edhe niveli Parafillor. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga ajo kohë ka lansuar platformën digjitale, kësaj radhe për edukimin e hershëm, i cili është në dispozicion për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët përmes E-mësimit.