Shkolla me mesazh prekës për vdekjen e tre nxënësve në Jabllanicë të Gjakovës

Prishtinë | 02 Shk 2025 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në Jabllanicë të Gjakovës ka publikuar një mesazh prekës për vdekjen tragjike të tre nxënësve që humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti dje, raporton Ekonomia Online.

“Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina na këputet shpirtin. Ideali, Rama dhe Vetoni do të mbahen mend përher si nxënës të hareshëm të dashur me shokët dhe shoqet e tyre të klases, si dhe të përkushtuar në mësime! Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona qëndrojnë me familjet, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ti njihnin”, thuhet në reagim.

Policia tha në raportin 24-orësh se objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 dhe tjetri 14 vjeç – ishin brenda kur u zunë nga pllaka.

Të ngjashme