Shkollat e ​Ferizajt përfitojnë 450 mijë euro donacione

Ferizaj | 23 Qer 2016 | 13:06 | Nga

Komuna e Ferizajt ka për fituar donacion prej 450 mijë eurove nga Ambasada Amerikane dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare.

Falë këtij donacioni, do të rinovohet shkolla shkolla fillore “Jeronim de Rada”, ky donacion është dhuruar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Sipas drejtorit të arsimit në Ferizajt, Muhamet Halili ky donacion ka rëndësi shumë të madhe për këtë shkollë sepse në një mënyrë behet një infrastrukture më e kompletuar për zhvillimin e mësimit.

“Është mbajtur mësimi edhe të shtunën në mënyrë që të lirohet objekti sa më parë, ndërsa shkolla ekonomike, do të del në objektin e ri, ndërsa i gjithë stafi i shkollës “Jeronim de Rada” do të kalojë në objektin e shkollës ekonomike në mënyrë që do të fillojë renovimi i tërësishëm i këtij objekti. Ky donacion kap vlerën mbi 400 mijë dollarë ku besoj se do të jetë një shkollë me gjithë infrastrukturën dhe do të ketë kushte shumë të mira në mënyrë që të zhvillohet procesi mësimor sa më mirë”, është shprehur ai.

Po ashtu, sic tregon ai, donacion kanë marrë edhe nga Agjencioni austriak, projekti “Allep” në shkollën e mesme teknike në vlerë afër 100 mijë euro do të jenë pajisje për këtë shkollë për drejtime të caktuar në mënyrë që nxënësit pjesën teorike ta zbatojnë edhe në praktike me pajisje shumë moderne”, ka thënë drejtori Halili.

U tha se po ashtu komuna e Ferizajt ka fituar edhe një donacion tjetër nga Ministria e Arsimit për inventarizimin e çerdhes së re dhe palestrës sportive e cila funksion në kuadër të shkollës se mesme “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

“Po ashtu kemi bërë edhe subvencionimin e nxënësve të bujqësisë është përfolur që ne e kemi hequr projektin e planifikuar, mirëpo ky projekt është ridestenuar dhe po zbatohet me përpikëri nga drejtoria e shkollës së bujqësisë”, tha Halili.

U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhen publike rezultatet e testit të maturës, për nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Ferizajt. Ndërsa u tha se tashmë është bërë edhe regjistrimi i nxënësve në dy gjimnazet si dhe në shkollën e mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj ku ka pasur një konkurrencë jashtëzakonisht shumë të madhe. Rezultatet e regjistrimit për nxënësit në klasat e dhjeta nëpër shkollat tjera të mesme do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Të ngjashme