Shkollat e Kamenicës me 200 mësimdhënës më shumë sesa nevojat e tyre

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 10:17 | Nga

Afro 200 mësimdhënës në Komunën e Kamenicës rrezikojnë të mbesin pa punë si pasojë e numrit të vogël të nxënësve.

Qeverisja lokale po vlerëson se faktori kryesor që ka ndikuar në uljen e numrit të nxënësve është migrimi i popullsisë dhe se ata kanë analizuar gjendjen e krijuar në arsim dhe kanë ardhur në përfundim se nga 38 shkolla, sa ka Komuna e Kamenicës, vetëm 5 shkolla janë të nevojshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo Komuna ende nuk ka dhënë një sqarim nëse do të ketë vendim për mbylljen e 33 shkollave të cilat po vlerësohen si të panevojshme, shkaku i numrit të vogël të nxënësve të cilët vijojnë procesin mësimor.

Detaje nuk janë dhënë as për shkollat të cilat rrezikohen të mbyllen. Nol Nushi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, ka deklaruar se klasat nuk po mund të plotësohen me nxënës, ndaj kjo shtron nevojën edhe të reduktimit të stafit mësimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme