Nga 8 shkurti deri më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.444 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 2.363 raste, ndërsa janë regjistruar 40 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 1.171 pacientë të prekur nga Covid-19.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1.152.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Të mërkurën janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 95 raste.