Ka shkuar në 100 numri i viktimave pas tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë Kentucky në SHBA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes jetëve të humbura nga kjo stuhi ka ndodhur dhe mrekulli ku 2 fëmijë të cilët ishin brenda një vaske ja kanë dalë të shpëtojnë.
Fëmijët kishin shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, e pas ekzaminimit mjekësor i janë rikthyer nënës dhe babait të tyre. Ngjarja ka ndodhur në Hopkins County në Kentucky, ku erërat lëvizën edhe trenin me 27 vagonë, duke e nxjerrë nga binarët dhe si pasojë përfundoi mbi shtëpi.
Pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.
Mediate huaja bëjnë me dije se për shkak të fuqisë shkatërruese të tyre kanë humbur jetën 70 persona në Kentaki dhe janë rrënuar një numër të madh shtëpish dhe biznesesh përgjatë 320 kilometrash./abcnews.al