Turqia i ka shënuar 37 viktima të reja të Coronavirusit në 24 orët e kaluara, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar në 168 numrin e përgjithshëm të rasteve fatale.
Sipas kësaj ministrie, edhe numri i të infektuarve u rrit për 1610 vetëm për një ditë dhe shifra e përgjithshme shkoi në 10 mijë e 827 persona të prekur. 162 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan “Anadolu”.
Raportohet se 725 pacientë janë duke u trajtuar në sektorin e kujdesit intenziv, ndërsa autoritetet i kanë testuar mbi 11 mijë persona për 24 orë. Në përgjithësi, deri më tani janë testuar gati 77 mijë njerëz.
Në fillimi të përhapjes së pandemisë, kur virusi i kishte përfshirë shumicën e shteteve fqinje të Turqisë, ky vend dallohej për numrin e vogël të rasteve dhe madje merrte masa për kufizimin e kontaktit me shtetet e tjera.