Në 24 orët e fundit në vendi tonë janë regjistruar 28 raste të reja me Coronavirus, duke e çuar në 174 numrin e të infektuarve.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur edhe 4 raste të fëmijëve të prekur.
Njoftimi i Ministrisë
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente janë testuar 1144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.