19 persona kanë humbur jetën kur një avion i vogël u rrëzua në Sudanin e Jugut të dielën.
Këto informata i bëri të ditura Ministri për informim i këtij shteti, Taban Abel.
“Numri (i të vdekurve) ka arritur në 19”, tha ai për Reuters.
Aeroplani u rrëzua në një lumë teksa po udhëtonte nga nga kryeqyteti Juba në qytetin e Yirol. Një dëshmitar okular u shpreh se trupat e pajetë u gjetën në ujë.
Në mesin e 22 pasagjerëve sipas një tjetër burimi kishte edhe tre fëmijë.
Rrëzimin e avionit e konfirmoi edhe shefi ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil të Jugut në Juba, David Subek.
Në vitin 2015, dhjetëra njerëz u vranë kur një avion rus me pasagjerë në bord u rrëzua pasi u nis nga aeroporti në Juba.