Shkon në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së premtes në Turqi ka arritur në 35.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ka tronditur provincën e Elazigut, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në vendet fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë, transmeton Koha.net.

Ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca dhe ministri i Urbanizmit, Murat Kurum kanë mbajtur një konferencë për media.

Soylu ka thënë se 45 persona të cilët ishin të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu.

Në total 678 tërmete më të vogla janë ndjerë pas tërmetit të së premtes, ka thënë ai.

Të ngjashme