Shkon në 5,209 numri i viktimave të Coronavirusit në Iran

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet kanë vdekur 91 persona nga koronavirusi.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të virusit të ri në republikën islamike shkoi në 5,209, njoftoi kjo ministri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpour, gjithashtu bëri të ditur se numri i të infektuarve me koronavirus në Iran ka shkuar në 83,505 persona, shkruan “Daily Mail”.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste në botë.

Disa javë më parë, qeveria iraniane i ka kërkuar 5 miliardë dollarë hua emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për t’i luftuar efektet e koronavirusit, por e ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme