Shkon në 722 numri i të vdekurve nga koronavirusi

epaselect epa08161527 Security personnel wearing hazardous material suits measure body temperatures of passenger at the entrance of a subway station in Beijing, China, 25 January 2020. Two airports in Beijing will start to measure temperatures for arriving passengers from 25 January 2020 as the outbreak of coronavirus has so far claimed 41 lives and infected about 1300 others, according to media reports. EPA/WU HONG
Prishtinë | 08 Shk 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 722 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në nivel global. Ndonëse numri i viktimave për 24 orë shënoi rënie në dy ditët paraprake, shifra u rritë përsëri të premten.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se të premten u konfirmuan 3399 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 34 mijë e 546 shifrën e përgjithshme të personave të infektuar. Vetëm në 24 orët e kaluara, 86 persona vdiqën nga virusi i rrezikshëm.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Kinë njoftoi se një shtetas amerikan i moshës 60-vjeçare ka vdekur nga koronavirusi në Wuhan më 6 shkurt.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetit Publik në Tajlandë raportoi për shtatë raste të reja të shtunën. Në mesin e personave të infektuar ishin tre tajlandezë dhe katër kinezë.

Këto raste e çuan në 32 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet, që paraqet shifrën më të lartë jashtë Kinës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Njëri pa personat e infektuar ishte pjesë e grupit prej 138 personave të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës, i cili është epiqendra e virusit të ri.

Të ngjashme