Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin duke raportuar se kanë marrë trajtim në spitale 750 të lënduar, nga të cilët 660 vetëm në spitalin e Traumës dhe të Durrësit.
Sipas Ministrisë aktualisht janë shtruar 65 të lënduar gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Ndërsa gjendja e 3 personave është më e rënduar.
Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 572 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura.
Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës.
Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.
Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të përforcuar, njofton Ministria e Shëndetësisë./oranews/