Të paktën 76 persona raportohet të jenë vrarë nga një makinë bombë në mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Somalisë.
Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli në një kryqëzim rrugësh të ngjeshur, në Mogadishu.
Mohamed Yusuf, drejtor i spitalit Madina, i tha agjencisë së lajmeve AP se ata kishin pranuar 73 trupa, përderisa numri i vdekjeve pritet të rritet.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për bombën, por militantët e al-Shabab shpesh kanë kryer sulme në këtë zonë.
Al-Shabab – një grup militantësh islamikë, aleatë me Al-Qaeda – ka zhvilluar një kryengritje për më shumë se 10 vjet.Grupi u detyrua të dalë nga kryeqyteti në vitin 2011, por ende kontrollon disa zona të vendit. Klan.Kosova.