Gjatë 24 orëve të kaluara, 710 persona kanë vdekur nga Coronavirusi në Britani të Madhe. Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 10,585.
Vetëm në Angli vdiqën 657 persona. Në mesin e viktimave ishte edhe një person 26-vjeçar, i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore. Në Uells vdiqën 18 persona dhe shifra e përgjithshme shkoi në 369.
Mbi 5,900 persona dolën pozitivë në testin për koronavirus. Të shtunën në mbrëmje, në spitalet e Skocisë ishin 1,755 persona të shtrirë në spitale si të konfirmuar me koronavirus ose me simptoma të dyshimta.
Në Irlandën Veriore u shënuan 11 viktima të reja në 24 orët e kaluara dhe tash numri i përgjithshmë i të vdekurve atje shkoi në 118 persona, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Shifrat e reja u publikuan pas lajmit se kryeministri i vendit, Boris Johnson, është liruar nga spitali ku po qëndronte qe një javë pas përmirësimit të gjendjes.
Britania e Madhe është ndër vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Ajo ka më pak të infektuar se Gjermania, por shumë më shumë viktima.