Shkon në mbi 120 mijë numri i viktimave të Coronavirusit në botë, gati 2 milion të prekur

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në 120,450 persona, kurse numri i të infektuarve në 1 milion e 930 mijë njerëz.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e parë në botë për numrin e viktimave dhe të të infektuarve. Ky vend deri më tani i ka regjistruar 23,500 të vdekur dhe mbi 582,000 të infektuar.

Në vendin e dytë për numrin e personave të vdekur është Italia me mbi 20 mijë, kurse e treta Spanja me mbi 18 mijë.

Sa i përket infektimeve, Spanja është e dyta në botë me mbi 172 mijë të prekur, ndërsa Italia e treta me gati 159 mijë të infektuar.

Pas saj vijnë Franca me 137 mijë, Gjermania me 130 mijë dhe Britania e Madhe me gati 90 mijë të prekur nga koronavirusi, shkruan Gazeta Express.

Më së shumti persona të shëruar janë regjistruar në Kinë – mbi 78 mijë, pastaj në Gjermani 68 mijë dhe në Spanjë 67 mijë.

Virusi është përhapur në 185 shtete dhe territore të ndryshme para se të shfaqej së pari në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar. Ndonëse shumë shtete janë duke bërë studime shkencore dhe testime, ende nuk është zbuluar ndonjë vaksinë kundër Covid-19.

Të ngjashme