Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të vdekurve nga Coronavirusi në tërë botën ka shkuar në 170,389.
Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e parë në botë me 42,518 viktima. Pas tyre vijnë Italia me 24,114 të vdekur, Spanja me 20,852 dhe Franca me 20,265.
Ndërkohë numri i personave të infektuar me virusin e ri në mbarë botën ka shkuar në 2 milionë e 478 mijë njerëz. Përsëri, Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e parë me gati katër herë më shumë të prekur se shteti që ndodhet në pozitën e dytë, Spanja.
Në Shtetet e Bashkuara janë infektuar 787 mijë persona, në Spanjë mbi 200 mijë, në Itali 181 mijë njerëz, në Francë 156 mijë dhe në Gjermani 147 mijë.
Në anën tjetër, në botë deri më tani nga Coronavirusi janë shëruar më shumë se 651 mijë persona. Shumica e tyre janë në Gjermani – 95 mijë, pastaj në Spanjë janë shëruar 80 mijë, kurse në Kinë mbi 77 mijë.