Shkon në mbi 47 mijë numri i rasteve të Coronavirusit në Rusi

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 47,121 numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në Federatën Ruse.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 4,268 raste të reja të infektimeve, që ishin më pak se 6,060 rastet e shënuara një ditë më parë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos të infektuarve, në 24 orët e kaluara pati edhe viktima. Dyzet e katër pacientë vdiqën nga sëmundja e re, njoftoi qendra për menaxhimin e krizave.

Pavarësisht rasteve të reja, Rusia ka numër relativisht të vogël të viktimave dhe të të infektuarve në krahasim me disa shtete evropiane dhe me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se qeveria është duke e trajtuar pandeminë me seriozitet të lartë dhe se situata është nën kontroll të plotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme