Shkon në mbi 912 mijë numri i të vdekurve nga Covid-19 në ShBA

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 912 mijë e 257, prej të cilëve 3 mijë e 239 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 77,2 milionë, me 214.107 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,76 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 90 milionë kanë marrë doza përforcuese.

Të ngjashme