Shkon në tre numri i të prekurve me virus, i fundit familjar i 77 vjeçarit

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në tre numri i të prekurve me Coronavirus në Kosovë, ka konfirmuar drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu. Dy rastet e para janë konfirmuar dje.

Rezultatet kanë dalë pozitive edhe për një familjar i 77 vjeçarit nga Vitia.

Pas pak minutash edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë konferencë për media, rreth Coronavirusit.

Mbrëmë, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme