Shkrimtari francez, François-Henri Désérable, ka qenë i pranishëm në Panairin e Librit dhe ka nënshkruar librin e tij në stendën e Shtëpisë Botuese “Buzuku”.
Lexues të shumtë të literaturës franceze kanë pritur në radhë për të marrë nënshkrimin e autorit të librit “Njëfarë Z.Piekielny”.
Autori qëndroi në panair për 1 orë për t’i takuar lexuesit e tij dhe për ta nënshkruar librin të cilët ata e blenë.
Në këtë rast, lexuesit patën mundësinë që të bëjnë edhe foto bashkë me të për ta kujtuar këtë ditë.