Eksploruesit malor kanë shprehur shqetësime lidhur me numrin e trupave të vdekur të alpinistëve që po ekspozohen në malin Everest, perderisa akullnajat e tij shkrihen.
Rreth 300 alpinistë kanë vdekur në këtë maje që nga përpjekja e parë e ngjitjes dhe dy të tretat e trupave mendohet të kenë ngelur në dëborë dhe akull.
Trupat e pajetë po largohen në anën kineze të malit, në veri, perderisa pritet të fillojë sezoni i ngjitjes së pranverës.
“Për shkak të ngrohjes globale, shtresat e akujve dhe dhe akullnajat janë duke u shkrirë shpejt dhe trupat e vdekur që kanë mbetur të varrosur gjatë gjithë këtyre viteve tashmë janë duke u ekspozuar”, ka deklaruar Ang Tshering Sherpa, ish-president i Shoqatës së Alpinistëve Nepal.
“Ne kemi gjetur trupat e vdekur të disa alpinistëve që vdiqën në vitet e fundit, por ata që kanë mbetur të varrosur më parë tani po dalin në siperfaqe”.
Një zyrtar policie që ka punuar si oficer ndërlidhës në Everest ka treguar personalisht kishte larguar dhjetë kufoma nga vende të ndryshme në Everest gjatë viteve të fundit.
Shoqata e Operatorëve të Ekspeditës të Nepalit (EOAN) tha se kjo gjendje paraqet një sfidë dhe se duhet të jetë prioritet nga qeveria dhe industria e alpinizmit.
Më shumë se 4,800 alpinistë kanë ngjitur majen më të lartë në Tokë.