Shkruan librin “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, arrestohet me të njëjtën akuzë

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 13:31 | Nga

Disa vite më parë shkroi një libër “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, ndërsa tani është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshortin e saj. Protagonistja e ngjarjes së pazakontë është shkrimtarja amerikane Nensi Brofi.

Nensi Brofi 68 vjeç, autore e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, është akuzuar nga policia e Oregon se ka vrarë bashkëshortin e saj. Daniel Brofi, një kuzhinier 63 vjeçar, ndërroi jetë tre muaj më parë dhe ishte bashkëshortja e tij që dha lajmin me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook. “Për miqtë dhe të afërmit e mi kam lajme të këqija. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë u vra mëngjesin e sotëm”, shkruante ajo tre muaj më parë. Në librin e publikuar në vitin 2011 listoheshin një seri arsyesh që mund të justifikonin me pak ironi, vrasjen e bashkëshortit, transmeton abcnews.

Viktima u qëllua me dy plumba teksa ndodhej në institutin e Kulinarisë në Oregon në 2 qershor të këtij viti. Tre muaj më vonë hetimet rezultuan me arrestimin e bashkëshortes së tij, e cila kishte shkruar ndërkohë dhe dy libra të tjerë: Bashkëshorti i gabuar dhe i dashuri i gabuar. Gruaja ishte shprehur se shpesh kishte menduar dhe vetëvrasjen, por nuk kishte pasur guximin për ta bërë. Ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme