Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së 8 qershorit kishte pranuar një thirrje emergjente nga një shtetas i huaj.
Gjatë një aktiviteti bjeshkatar në zonën e qendrës skitare të Brezovicës, shtetasi i huaj shkaku i errësirës kishte humbur orientimin.
Siç bëjnë të ditur nga ShKShMK, ekipi kishte bërë lokalizimin e personit që kishte mbetur i bllokuar në greminë ndër majën e Livadheve.
Njoftohet poashtu se gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile.
Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës.