Brazili dhe Kolumbia janë ndarë baras 1:1 në xhiron e fundit të Copa Americës.
Raphinha fillimisht kaloi në avantazh Seleçaon në minutën e 12-të.
Por pak pa u kryer pjesa e parë, në minutën e dytë shtesë, Daniel Munoz barazoi shifrat.
Me këtë barazim, Kolumbia e kalon grupin D e para me shtatë pikë, dy më shumë se Brazili me pesë.
Brazilianët do të kenë punë me Uruguain në çerekfinale, ndërsa kolumbianët me Panamanë.