(Poezi nga Marjola Saliu)
Shkuli ti këto rrënjë që s’të përkasin
zhvishu nga këto ngjyra
që bukurinë ta vrasin.
Ëndërro sërish syhapur dhe në gjumë
Jeto!
Me vdekjen në shpirt ke jetuar shumë.
Klithe ti jashtë vetes
gjithë melankolinë
edhe shkulja zemrës gjethet e thara.
Nuk ka Perëndi që të dënojë në kët’ m’nyrë.
Po edhe nëse ka
mohoje pra këtë Zot të padrejtë
Një Olimp të ri
krijo nga e para!