Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa 28 persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në 18 nga gjithsej 34 aksidente trafiku, që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.
Në 16 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 76 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 49 shoferë që e kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 39 pa leje për vozitje, si dhe shtatë shoferë fillestar.
Për parkim të parregullt janë dhënë 141 gjoba, ndërsa me karrotrec janë larguar 99makina.