Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se dje rreth orës 22:05, në Shkup është raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit rreth orës 21:20 është gjetur i vdekur M.D. (24) shtetas i Shqipërisë.
MPB atje njofton se sipas gjitha gjasave personi ka vdekur nga goditja e rrufesë.
Me urdhër të prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, raporton Alsat-M.