Sektori për Punë të Brendshme në Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (13.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 251 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 251 masa, nga të cilat 130 masa për tejkalim të shpejtësisë, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për përdorim të telefonit celular, gjashtë masa për drejtim të automjetit nën ndikim. e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.