Në prag të zgjedhjeve të reja, partitë politike në Kosovë, tashmë janë vënë në lëvizje për të inkuadruar brenda strukturave të tyre analistë politikë, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile e madje edhe këngëtarë.
Ftesa për t’i hyrë politikës ka marrë edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore në Kosovë, Shkurte Fejza. Madje janë disa parti kosovare që i kanë dërguar ftesë asaj për t’iu bashkuar politikës.
Partia e fundit që e ka ftuar këngëtaren Shkurte Fejza për t’iu bashkuar në rrugëtimin politik ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.
Lajmin për ftesat partiake ndaj këngëtares e ka konfirmuar vet për Express, bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli.
Ai ka thënë se gruaja e tij për momentin nuk ka ndonjë ambicie për të hyrë në politikë.
“Zakonisht partitë ofrojnë ftesa, thërrasin për çdo ditë. Duan ta kenë emrin e saj në parti. Çdo ditë të gjitha partitë po bëjnë ftesa për ta pasur Shkurten në subjektet e tyre”, ka thënë ai.