Shkurte Gashi nuk e ka anuluar koncertin në Zvicër.
Shkurte Gashi është njëra prej këngëtareve që do të kontribuojë në Shqipëri për të prekurit nga tërmeti, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi, ajo bëri të ditur se sonte (e premte) do të këndojë në Zvicër, ndërsa paratë do i dhurojë për banorët në Shqipëri.
“Të hyrat nga mbrëmja e të premtës 29/11/2019 dedikohen për ndihmë për të gjithë të dëmtuarit në Shqipëri”, shkruan në njoftim.