Shkurti nis me shi e borë

Prishtinë | 31 Jan 2026 | 23:49 | Nga Ekonomia Online

Të dielën, më 1 shkurt, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu dhe reshje bore, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë relativisht të ulëta, nga 1 deri në 3 gradë Celsius, duke krijuar kushte për rrëshqitje dhe ngrica nëpër rrugë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.

Të ngjashme