Shmanget “Kuvendi i karrigeve” të Vetëvendosjes në Podujevë

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 09:29 | Nga

Kuvendi Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka mundur lehtë të shndërrohej në “Kuvend të karrigeve”, sikur ai i LDK-së i vitit 2006. Por, kjo është ndaluar nga ndërhyrja e aktivistëve të tjerë, që nuk donin të ndodhte një gjë e tillë.

Një anëtar i kësaj lëvizjeje në kushte anonimiteti, ka thënë se në këtë Kuvend që është mbajtur mbrëmjen e së dielës, ka pasur shumë pakënaqësi ndërmjet anëtarëve të LVV-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të dielën në orën 20:00 ka filluar Kuvendi Zgjedhor i Qendrës së LVV-në në Podujevë. Në rend dite ka qenë zgjedhja e Kryesisë dhe delegatët për në Qendër të LVV-së. Sherri ka nisur me propozimin e kandidatëve për Kryesi dhe për Qendër. Kalonin pa u propozuar të merituarit, si profesorët e mjekët e kanë shkuar ata të rinjtë me shkollë të mesme. Kështu filluan pakënaqësitë”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, e mira e gjithë kësaj ka qenë se karriget ishin të plastikës, të cilat thyheshin vetëm gjatë qëndrimit ulur.

Sipas tij, në Kuvend kanë qenë edhe kryetari i LVV-së, Visar Ymeri dhe anëtarja e Kryesisë, Nazlie Balaj, kurse ndaj tyre është reaguar shumë ashpër.

Këto i ka mohuar kryetari i sapozgjedhur i kësaj lëvizjeje në Podujevë, Bajram Ajeti. Ai ka thënë se mund të ketë ndonjë të pakënaqur, por që sipas tij, gjithçka ka shkuar mirë gjatë këtij Kuvend

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme