Shmanget tragjedia në Lezhë

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka treguar për një aksion të Forcave të Armatosura në Manati të Lezhës.

Ajo shkruan se Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi.

Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

“Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1156023324604662/?t=0
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme