Shmangni këto gabime të higjienës personale, rrezikoni shëndetin

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Qëllimi kryesor i higjenës personale është ruajtja e pastërtisë trupore me anë të së cilës pengojmë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Një nga mënyrat më efektive që ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga sëmundjet të ndryshme është higjiena e mirë personale.

Por ka disa shprehi që i bëni lidhur me higjienën, por që në anën tjetër rrezikojnë shëndetin tonë.

Kafshimi i thonjve nga stresi
Ndonjëherë kafshimi i thonjve mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor dhe përdoret si një mënyrë e lehtë për t’i kapërcyer këto ndjenja.Ju gjithashtu mund të kafshoni thonjtë tuaj pa menduar fare. Për fat të keq, kjo nuk ju bën mirë, as për pamjen dhe as shëndetin tuaj.Hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur, po kaloni poshtë baktere dhe mikrobe të grumulluara poshtë thonjve tuaj.

Pastrimi i veshëve me pastrues pambuku
Shumica prej nesh besojnë se ato na ndihmojnë të pastrojmë veshët. Sidoqoftë, ajo çfarë bëjnë është e kundërta; dylli i tepërt shtyhet, gjë që shkakton më shumë dëm sesa të mira.Si rezultat, shkopinjtë e pambukut mund të jenë një shkak i madh për dëmtimin e veshëve, humbjen e dëgjimit dhe kështu me radhë.Ekspertët mjekësorë ju këshillojnë që të vizitoheni tek një mjek në rast se keni me të vërtetë një problem.

Mospastrimi dhëmbëve tuaj
Nuk ka rëndësi se sa tërësisht ju i pastroni dhëmbët. Nëse nuk i pastroni dhëmbët me fill dentar, ju vështirë se mund të mbani mishrat e dhëmbëve tuaj në gjendje të mirë. Filli dentar ul rrezikun e baktereve për të shkuar më thellë brenda gojës dhe parandalon inflamacionin e dhëmbëve.

Sa shpesh mendoni për objektet që i prekni përditë, por nuk i merrni seriozisht. Në të vërtetë, gjëra të tilla si kapëset e çelësave, tastiera, pulti dhe smartphone-t (në mesin e shumë të tjerave) janë vendet ku shumica e baktereve janë mbledhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme