Shoferi i autobusit të aksidentit dërgohet në burgun e Pozhegës së Kroacisë

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Shoferi i autobusit që ishte duke vozitur kur ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci është dërguar në burgun e Pozhegës në Kroaci.

52 vjeçari u dërgua atje pasi gjykatësi i rastit e mori në pyetje atë për aksidentin që ndodhi afër Slavonski Brod herët në mëngjes të dielën, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu, Departamenti i Policisë Brod-Posavina raportoi se identiteti i të dhjetë pasagjerëve të vdekur nga autobusi ishte vërtetuar, shkruan Dnevnik.hr.

Nga ky aksident mbetën të vdekur 10 persona.

Igor Cishper, avokati i shoferit, tha të martën se ai kishte biseduar me klientin e tij dhe se ai ka thënë se kurrë askujt nuk i kishte thënë se e ka zënë gjumi derisa ishte në timon.

“Atij i vjen keq që ndodhi e gjithë kjo. Ne do të shohim gjithçka më tej”.

Të ngjashme