Shoferi i dehur u mori jetën dy shoqeve

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia mbetën viktima të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme  në dalje të tunelit të Krrabës.

Ata ishin pasagjer në makinën tip ‘Volkwagen’ e drejtuar nga mikesha e tyre, 26-vjeçarja Denisa Dibra, ndërsa sipas organeve kompetente Behar Pema shoferi i ‘Benzi’ që i goditi nga pas ishte në gjendje të dehur.

Denisa Dibra vetë është në gjendje të rëndë e kritike mbetet në këto momente dhe situate e motrës së Lusindës, 23-vjeçares Nervida Garunja.

Ndërkohë Behar Pema është arrestuar tashmë. Testi i alkoolit tregoi se 58-vjeçari po e ngiste mjetin në gjendje të dehur. Aq e fortë ishte goditje sa Wolkswagen-i i vajzave u shkatërrua thuajse tërësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme