Shoferi që rrezikon të dënohet me gati 10 mijë euro gjobë, hyri në tunel “në të kuqen”

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Një shofer po përballet me gjoba masive pasi hyri në tunelin Gotthard në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Injoroi dritat e kuqe dhe barrierat.

Tuneli është i mbyllur brenda natës për momentin për të lejuar punën e rinovimit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Policia e kantonit Uri thotë se 25-vjeçari injoroi 64 dritat e kuqe dhe u kthye në mes të tunelit.

Shoferi do të akuzohet për disa vepra të rënda dhe mund të gjobitet deri në 10,000 CHF.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme