Shoferi që vdiq në aksidentin në Skivjan është 25 vjeçar

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëme në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se viktima është një 25-vjeçar nga komuna e Istogut.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë edhe nga policia rajonale e Gjakovës.

Zëdhënësi rajonal i Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se fillimisht dy personat ishin dërguar për trajtim në QKUK e më pas policia u njoftua se njëri nga ta ka ndërruar jetë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Të ngjashme