Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje urgjente pas rastit të transmetuar se gjinekologu Fehmi Ahmeti ka kryer abortin e detyrueshëm të 16 vjeçares nga Drenasi.
Përmes një komunikate për media, kjo shoqatë ka thënë se emri i Doktor Fehmi Ahmetit është shënjestruar pa të drejtë, duke kërkuar nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin, njofton Klan Kosova.
”Lidhur me rastin e publikuar në media që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me anëtarin e ShOGjK, por edhe me secilin specialist obstetër/gjnekolog.
Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka për qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj vetëm nëse ata nuk bien ndesh me ligjin.
Ju informojmë se bazuar në Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë Nr. 03/L-110 të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës:
Duam të theksojmë se e bashkëndjejmë situatën me cilindo qytetar të Kosovës dhe në veçanti me zonjën emri i së cilës është lakuar në media.
Ju kujtojmë se është brenda detyrave profesionale që mjeku obstetër/gjinekolog të kryejë diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve e problemeve shëndetësore të pacienteve.
Duke u bazuar në sa u tha më sipër konsiderojmë se anëtari i ShOGjK Dr. Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë, por kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale e cilido prej nesh”.