Shoqata e Mullisëve: Ka miell mjaftueshëm në Kosovë, asnjë kilogram nuk e kemi importuar nga Rusia apo Ukraina

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 15:26 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Mullisëve të Kosovës kanë zhvilluar takim së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth gjendjes me grurë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Aty është bërë e ditur se Kosova qëndron mirë në këtë aspekt, derisa u kërkua që Kosova ka mjaftueshëm miell të prodhuar.

Muhamet Fariz drejtor ekzekutiv në shoqatën e Mullisëve, tha se momentalisht Kosova qëndron mirë me grurë dhe se nuk ka nevojë për panik.

Ai ka thënë se këtë qëndrim ia ka shprehur edhe kryeministrit Kurti, derisa ka thënë se asnjë kilogram grurë nuk është eksportuar nga Rusia apo Ukraina.

“Kosova si shtet ka fatin që në Kosovë ka të instaluar mulli të mjaftueshëm, industria e miellit është tejet e zhvilluar. Ato kapacitete që janë duke punuar kanë kapacitet me prodhu prodhimtari për 5 milionë e gjysmë banorë. Sasia e lëndës së parë nuk është e mjaftueshme në Kosovë për gjysmën e popullatës. Por mullinjtë janë të kujdesshëm dhe kanë importua në kohë të duhur sasitë e nevojshme edhe nga jashtë shtetit”, tha ai, derisa shtoi se asnjë kilogram grurë nuk është eksportuar nga Rusia apo Ukraina.

“Ne patëm takim te kryeministri ku ishin edhe ministrat e tjerë, ministri i Financave, ministri i Bujqësisë që merret drejtpërdrejt me këto çështje. Konstatuam në përgjithësi se miell ka mjaftueshëm të prodhuar”

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, tha se në korrik ka korrje të reja e mos të bëhet panik pa arsye.

“Ne flasim për gjendjen aktuale që të gjitha shtetet po përballohen me një krizë të grurit dhe miellit…kemi arsyeshëm dhe mjaftueshëm miell dhe grurë në Kosovë. Kjo nuk nënkupton se pas qershorit nuk do të bëjmë zgjidhje tjetër”, tha ai.

“Çmimet aktuale janë të tregut, që në Kosovë janë shumë më të lira se në gjithë regjionin tjetër”, tha Zejnullahu.

Të ngjashme