Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ka marr me shqetësim lajmin për kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, për shkak të detyrës zyrtare të tij si prokuror.
Shoqata e prokurorëve të Kosovës, kërkon nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që personi i arrestuar si i dyshuar për kanosjen e prokurorit Abazi, të trajtohet me prioritet, si dhe kërcënuesi sa më parë ta marr dënimin e merituar.
Gjithashtu, njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokuror që të zbatojë ligjin dhe të merr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjell para drejtësisë të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale.
Shoqata e prokurorëve të Kosovës, garanton të gjithë qytetarët se asnjë rast penal nuk do të mbetet pa u trajtuar deri në fund, brenda afateve ligjore.