Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës mbajti turnirin ndërkombëtar në pikado

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 11:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, përveç turnirit të organizuar në Pallatin e Rinisë, në futsall, ka organizuar edhe turnirin në pikado.

Gara në pikado u mbajt në zyret e Shoqatës së të Shurdhërve.

Pjesë e këtij turniri ishin 10 gra dhe 6 burra nga shtete të ndryshme si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Rumania, raporton Ekonomia Online.

Rikujtojmë se ndeshja e cila e hapi turnirin në futsall ishte mes ekipeve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe përfundoi me rezultat minimal 1:0.

 

Të ngjashme