Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 17 banesa për nder të ditës së Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 12:26 | Nga Nexhmije Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar çelësat e  banesave të reja për 17 familje në nevojë në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.

Në këtë ceremoni gjithashtu u bë e ditur se do të ndërtohet një shtëpi e pleqve dhe 400 shtëpi të tjera, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se patriotizmi nuk bëhet vetëm me pushkë, por edhe me zhvillimin e shtetit.

“Populli ynë është aq human aq atdhedashës. Sot jemi bërë bashkë për ta rimëkëmbë njëri-tjetrin. Kemi thanë që ka qenë patriotizëm me kap pushkën, por patriotizëm është edhe me punuar dhe me zhvilluar shtetin tonë”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi. Ai tha se Halil Kastrati është duke e dëshmuar se shqiptarët janë të bashkuar si në luftë, por edhe në paqe për ta mundur varfërinë.

“Nuk është se ka qenë e lehtë t’i kujtojmë shokët e luftës, t’i kujtojmë ata që janë vra, por nuk qenka  lehtë as sot me fol se si po e presim 11-vjetorin e Pavarësisë”.

“Hoxha Halil Kastrati është duke e dëshmuar edhe njëherë sikur dikur që jemi bërë bashkë, e kemi mposhtur Serbinë, tash duhet me qenë bashkë prapë dhe të mposhtim varfërinë”.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, uroi familjet për këto banesa, madje pati fjalë të mëdha për Halil Kastratin.

“Në këtë botë disa njerëz vinë si mësim e disa si bekim, e Halil Kastrati ka ardhur si mësim dhe si bekim”.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se kanë nevojë për mbështetje ngase vetë nuk mund që t’i dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

“Është e vërtet që kemi shumë nevojë kërkesat janë aq të mëdha saqë ne nuk po mundemi të u dalim në ndihmë si komunë”.

Për deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, 11-vjetori i Pavarësisë është ndryshe dhe një shembull i mirë.

“Është emocionuese fakti që jemi këtu sot po festojmë festën e 11-vjetorit më ndryshe pasi Halili na ka pru një shembull shumë të mirë”.

Kurse kryetari i Komunës së Suharekë, Bali Muharremi, tha se bashkëpunime të tilla duhet të vazhdojnë.

“Dje ishte ditë më e rëndë sot është një dirë më e mire pasi po jepen 17 banesa. Shpresojmë që këto bashkëpunime do të vazhdojnë”.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pati një urim të veçantë për të gjithë atë që kanë përfituar këto banesa.

“Urojë që ata që janë përfitues të këtyre banesave të bëhen kontribuues nesër për ata që kanë nevojë”.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se shteti i Kosovës ka jetuar gjithmonë me shembuj.

“Në historinë tonë është jetuar me shembuj, Halil ti dhe gjithë shoqata jeni model për neve”.

Themeluesi organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati në këtë ceremoni tha se pa kontributin e mërgatës nuk do të ishte i mundur ndërtimit të këtyre shtëpive.

“Kur kemi dashtë kemi ditë na jemi krejt bashkë kemi dashtë kemi ditë me kanë bashkë dhe krejt bashkë po korrim suksese”.

“Me vjen turp krejt kjo jehonë me ju dhanë Halil Kastratit krejt kjo meritë është e mërgatës. Po ndërtohen 400 shtëpi vetëm për sivjet e dyta po ndërtohet shtëpi i pleqve kapaciteti 508 persona”.

“Vjet me 5milion euro sivjet ishalla trefishi. Ndërsa 17 banesat janë ndarë për  Kosovën Shqipërinë dhe Maqedoninë”.

Të ngjashme