Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar aktivitetin e fundvitit, ku kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ia dhuroi një flamur amerikan me historiat imamit Labinot Maliqi, njëkohësisht drejtor i “Qendrës së Kosovës për Paqe”, për veprimet e tij pro-amerikane, raporton Ekonomia Online.
Ky flamur ka qëndrua në shtizë te shtatorja e Presidentit Bill Clinton më shumë se gjashtë muaj gjatë periudhës 2017- 2020.
Imami Labinot Maliqi tha se është mirënjohës, pasi sipas tij ky flamur e ka bërë Kosovën shtet, dhe është garantues i shtetësisë së saj.
“Unë jam krenar ta mbajë këtë flamur në zyrën time. Jemi falënderues pafundësisht ndaj ShBA-të”, tha imam Maliqi.
Ndërsa, Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi lavdëroi Imam Maliqin, duke thënë se veprimet e tij kanë qenë efektive për të rinjtë
“Labinoti ka bërë veprime shumë efektive. Sepse në këtë kohë kemi nevojë ta orientojmë popullin tonë në rrugën e drejtë” , tha Rexhepi.