Degët e Dukagjinit të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ndaj debatit përshkallëzuar për çështjen e veteranëve të UÇK-së, duke kërkuar ndaljen e asaj të cilën e cilësojnë si tendencë “të rrezikshme kundër luftës çlirimtare”.
Përmes një letre dërguar mediave këto shoqata po ashtu mbështesin fuqishëm deklaratat e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tash kryeministër i vendit, për “numrin e veteranëve dhe çështjet tjera të ngritura”.
Katër degët, ajo e Deçanit, Pejës, Gjakovës dhe Istogut, konsiderojnë se fakti që Dukagjini ka 920 dëshmorë, numri i masakrave të kryera në këtë rrafsh dhe shkalla e shkatërrimit(që sipas tyre arrin deri në 74 për qind) janë tregues të shkallës së luftës së bërë në këtë regjion.