Kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptar të Luftës Atdhetare në Republikën e Kroacisë, Esad Çollaku, anëtari i Kryesisë së Forcave Kroate Speciale Frankopan, Stipe Çavar, anëtari i kryesisë së Shoqatës së Invalidëve të luftës së Kroacisë Nikola Matovina dhe veteran nga të gjitha shoqatat e luftës kroate, të premten kanë vizituar Komunën e Drenasit ku janë pritur ne takim nga kryetari Ramiz Lladrovci.
Përfaqësuesit e shoqatave të luftës kroate, një pjesë e tyre që ishin edhe bashkëluftëtarë të Fehmi Lladrovcit ne luftën e Kroacisë dhe ne luftën e Kosovës, kanë vizituar shtatoret e Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci ne sheshin e Drenasit ku edhe kanë venë kurora me lule për t’i nderuar dy heronjtë e Kosovës.