Shoqëria Civile e quan paradoksale moskonstituimin e Kuvendit, kërkojnë formimin e institucioneve

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Organizatat e shoqërisë civile përmes një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar dalje të shpejtë nga kriza institucionale. Të martën është zhvilluar një aksion për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se kjo është paradoksale dhe tejet shqetësuese.

“Sot jemi mbledhur për ta zhvilluar këtë aksion simbolik I cili shpreh shqetësimin tonë të thellë, si organizata në raport me krizën e cila po mbizotëron në vend. Ky aktivitet në fakt është shprehje e pakënaqësisë tonë në formën më konkret të mundshme, duke I vendosur 120 karrige të zbrazëta të cilat përfaqësojnë secilin deputetë, të cilët nuk po e përmbushin mandatin e tyre. Këto shpërfaqen një realitet p[paradoksale”.

Aksioni simbolik u organizua në prag të përpjekjes së 22-të për konstituimin e Kuvendit.

Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur ulëse që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to ishin vendosur pankarta me mesazhe që, sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjësinë e deputetëve.

Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë”, “Për çka ju kemi zgjedhur?”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme