Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit është shënuar të mërkurën në Pejë me një aktivitet të organizuar nga OJQ “Syri i Vizionit” me moton “Mendo Globalisht dhe Vepro Lokalisht”.
Përfaqësuesit e kësaj organizate kanë vendosur në qendër të qytetit instilacionin me mesazhin “Pa korrupsion”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ngritin zërin kundër korrupsionit.
Qytetarët e Pejës gjithashtu kanë pasur mundësi të bëjnë foto në kornizën me mbishkrim “Unë jam i Pa Korruptuar”.
“Qëllimi është që qytetarët të vetëdijesohen dhe të parandalojnë dhe raportojnë korrupsionin”, tha Blerta Drançolli-Gjuka nga OJQ “Syri i Vizionit”, sipas të cilës, kjo organizatë thelbin e punës si subjekt joqeveritar ka luftën ndaj dukurive negative në shoqëri, sikur që është edhe korrupsionit, si dukuri mjaftë e përhapur në shoqërinë tonë.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Rritja e qasjes në drejtësi në nivel komunal” me mbështetje te YIHR KS, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (INL) dhe zbatuar nga OJQ “Syri i Vizionit”.