Një grup i organizatave të shoqërisë civile kanë reaguar në deklarimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi, pas publikimet të disa përgjimeve, ku i përfshirë ishte edhe ai.
Ato konstatojnë se gjuha e përdorur nga Lumezi është e papranueshme dhe përbën cenim të lirisë së fjalës dhe informimit të opinionit publik.
“Ne Organizatat e shoqërisë civile përmes këtij reagimi shprehim shqetësimet tona në lidhje me deklarimet publike të Kryeprokurorit të Shtetit z. Aleksandër Lumezi, drejtuar mediave pas raportimeve të tyre lidhur me takimin e tij me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës”.
Sipas tyre, deklarimet e tilla nga kryeprokurori shpërfaqin mos efikasitetin në punën e tij dhe mos marrjen e veprimeve konkrete në arritjen e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta.
“Gjuha e përdorur nga Kryeprokurori i Shtetit, është e papranueshme dhe përbënë cenim të lirisë së fjalës dhe informimit të opinionit publik. Në letrën e tij, Kryeprokurori i Shtetit linçon mediat, shantazhon ato dhe i quan “bashkëpunëtorë të grupeve dhe strukturave kriminale”. Kryeprokurori i Shtetit nëse do të kishte informata të tilla ashtu siç ka deklaruar, atëherë ai do të duhej të zhvillojë hetime dhe jo që përmes deklarimeve të tilla, të përpiqet të shantazhoi dhe kërcënoi median”.
Shumë prej rasteve që janë në procedim në Prokurorinë e Shtetit dhe aferat e tjera publike, ende nuk kanë marrë një përgjigje meritore dhe vazhdojnë të zvarritën tutje, thuhet më tutje në këtë reagim.
“Deklarimet e tilla nga Kryeprokurori shpërfaqin mos efikasitetin në punën e tij dhe mos marrjen e veprimeve konkrete në arritjen e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta. Shumë prej rasteve që janë në procedim në Prokurorinë e Shtetit dhe aferat e tjera publike, ende nuk kanë marrë një përgjigje meritore dhe vazhdojnë të zvarritën tutje”.